Në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 251, pika 3 dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës nr.43, dt.19.12.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.48, dt.28.12.2015”, të ndryshuar si edhe të akteve të tjera nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurrimit për këtë pozicion vakant:
1 (një) vend vakant Këshilltar për çështjet e integrimit
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është:
- Përgatit, programon, planifikon, siguron dhe zbaton metodikat për cështjet e itegrimit evropian dhe marrëdhënieve me jashtë.
- Monitoron realizimin e veprimeve për realizimin e detyrave në zbatim të Strategjisë së Shkollës lidhur me integrimin evropian dhe marrëdhëniet me jashtë.
- Kryen përpunimin dhe raportimin e të dhënave për veprimtarinë e institucionit në raport me ecurinë e procesit të integrimit evropian nga Shkolla e Magjistraturës që kërkohen nga institucionet vendase apo të huaja.
- Formulon, analizon dhe siguron informacion mbi pikat e kontaktit të personave dhe institucionit organizator të aktivitetit të integrimit evropian, projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë i paraqet Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, programet e detajuara të delegacioneve të huaja së bashku me të gjithë treguesit e tij, si:
- pjesëmarrësit;
- nivelin e delegacionit;
- qëllimin e vizitës (aktivitetit);
- kohën dhe koston financiare.
- Kujdeset për aktivitetet zyrtare formale dhe joformale, në përputhje me rregullat e parashikuara në ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.
- Ndihmon në ndjekjen e çështjeve financiare kur ka donacione të huaja, duke bërë kujdes të veçantë në informacionin e saktë dhe dokumentacionin financiar.
- Përgatit draft raportet vjetore të institucionit në lidhje me ndjekjen e zbatimit të projekteve të ndryshme në kuadër të procesit të integrimit evropian.
- Nxit përfshirjen e projekteve shkencore në procesin e mësimdhënies, duke nxitur përfshirjen e kandidatëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., duke ndërmjetësuar në marrjen pjesë në to të Shkollës.
2. Kriteret për aplikim:
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i/e aftë për punë;
- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf;
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
k – Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm lidhur me cilësinë e realizimit të detyrave dhe përshkrimit të punës së kryer.
4. Kualifikimet e kërkuara:
Përgjegjësi i Sektorit të Integrimit Evropian, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë duhet të ketë formim universitar dhe jo më pak se 5 (pesë) vjet përvojë pune. Preferohet arsim i lartë në gjuhët e huaja ose juridik, si dhe specializime dhe formime të fushës. Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.). Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Mënyra dhe afatet e dorëzimit: Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së protokollit të Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 11 shkurt 2025.
6. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.